Sporti

Zyrtare: Adem Maliqi rikthehet tek Llapi

01/31/2024 11:52
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit ka transferuar sulmuesin Adem Maliqi.

Maliqi rikthehet në Podujevë, pas aventurës së tij tek Feronikeli 74′ në këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai u shpreh shumë i lumtur me këtë rikthim, teksa potencoi se do jap maksimumin në ekipin e Batatinës.

Ja njoftimi i Llapit:

“???? ?????? ????????? ??̈ ????̈?? ??
KF Llapi dhe sulmuesi i krahut, Adem Maliqi kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi.
Maliqi rikthehet sërish në shtëpi dhe do të rris konkurrencën në repartin ofensiv të skuadrës.
26-vjeçari vjen në ekipin tonë pas eksperiencës me Feronikelin ’74.
Ai është prezantuar nga Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje në mesin tonë.
? ??????: ???????? ??̈ ?ℎ??̈?? – ???????̈ ? ??????̈??????ℎ?? ?
“Po kthehem sërish në vendlindje dhe në shtëpin time. Besimin e drejtuesve të klubit do mundohem në maksimum t’ua shpërblej me paraqitje të mira në fushë, normalisht me gola e asistime sepse golat e asistimet na karakterizojnë neve si sulmues. Ekipi është shumë i mirë, pritja ka qenë gjithashtu e mirë dhe na mbetet vetëm të punojmë maksimalisht që t’i arrijmë objektivat e klubit, e që normalisht janë trofetë dhe Evropa”, ka thënë Maliqi sot pas prezantimit me fanellën e klubit tonë.
Adem Maliqi është transferimi i dytë i këtij afati kalimtar pas Landrit Ramës dhe nuk do jetë i vetmi…”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport