Sporti

Zyrtare: Abraham transferohet tek Besiktasi

07/01/2025 09:47
nga:Lorik J

Besiktasi po përforcohet në repartin e sulmit për sezonin e ri.

Dhe ata kanë siguruar shërbimet e sulmuesit të njohur, Tammy Abraham nga Roma.

Në një video të publikuar nga vetë klubi turk, Abraham nga aeroplani jep mesazhin për tifozët e gjigantit turk.

Te Besiktasi ai do të luajë përkrah dyshes shqiptare, Milot Rashicës dhe Ernest Muçi.

Abraham sezonin që lamë pas ishte i huazuar te Milani, ku bëri 44 paraqitje dhe shënoi 10 gola dhe 7 asistime.