Gjatë periudhës 22 gusht deri më 29 gusht 2025, në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së
Kryeprokurorit të Shtetit, mbrojtësit e viktimave në nivel të Republikës së Kosovës kanë trajtuar gjithsej 44 raste të reja të paraqitura.
Sipas njoftimit të lëshuar për media, rastet kanë të bëjnë me:
40 raste, Dhunë në Familje
02 raste, Dhunim
01 rast, Vrasje e rëndë në tentativë
01 rast, Tentim dhunim
18 Kërkesa për Urdhër mbrojtje (KUM) të parashtruara në Gjykatë
12 Kërkesa për Urdhër mbrojtje Emergjente (KUME)
02 Kërkesë për ndërprerje të UM nga pala
18 Aktvendime të aprovuara
02 Aktvendime të tërhequra
57 Seanca gjyqësore
13 Seanca në Prokurori
55 Këshilla juridike
03 aktgjykime dënuese
05 vendime për kompensimin e viktimave
01 kërkesa për kompensim nga fondi për viktima
03 përfaqësim i rastit në polici
01 Përfaqësim i rastit në strehimore


