Lajme

Zyra e Petkoviqit thotë se atij iu ndalua hyrja në Kosovë

09/03/2021 11:48
nga:M K

E ashtuquajtura Zyre Serbe për Kosovën ka thënë se i është ndaluar vizita në Kosovë, shefit të kësaj zyreje, Petar Petkoviq.

Kjo zyre informatën e bëri të ditur në një njoftim në Facebook me ç`rast theksoi se “ky është ndalimi i tretë për negociatorin kryesor serb në dialogun teknik”.

Siç thuhet, ndalimi ndaj Petkoviqit, para vazhdimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, tregon gjithashtu mosgatishmërinë e Prishtinës për të normalizuar marrëdhëniet me Beogradin dhe për të përfaqësuar, thuhet, “një shkelje flagrante të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe marrëveshja për vizitat zyrtare”, transmeton KlanKosova.

Gjendje e rënduar me COVID 19 në spitalet e Kosovës nga 1102 pacientë, 1019 në oksigjenoterapi