Lajme

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë: Autorët të mbajnë përgjegjësi për Masakrën e Reçakut

01/15/2024 12:48
nga:G C

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, ka thënë se drejtësia për këtë krim duhet të vendoset dhe autorët të mbajnë përgjegjësi,

“Në përvjetorin e masakrës së Reçakut, ne iu bashkuam familjeve dhe popullit të Kosovës në përkujtimin e viktimave, jeta e të cilëve u ndërpre 25 vjet më parë”, shkroi Zyra e Bashkimit Evropian në platformën X.

“Drejtësia për këtë krim të tmerrshëm duhet të vendoset dhe autorët të mbajnë përgjegjësi”.

Masakra e Reçakut/ Bajram Begaj: Të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm

Abdixhiku për masakrën e Reçakut: Ta mbajmë si rikujtim të sakrificës së popullit për liri e shtetësi