Zymer Bytyqi ka realizuar gol mbrëmjen e sotme ndaj CSKA 1948 Sofia në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Bullgarisë.
Sulmuesi kosovar u fut në fushë në minutën e 76-të, ndërkohë që arriti të vendoste baraspeshën në minutën e 88-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar në 2 me 2, transmeton GazetaBlic Sport.
Për Bytyqin, që iu bashkua skuadrës bullgare nga radhët e Antaljaspor, ky ishte goli i dytë në 11 aktivizime. Ai gjithashtu ka arritur të dhurojë edhe 2 asiste.
View this post on Instagram


