Sporti

Zymberi për transferimin e Vesel Limajt: Nuk ka asnjë problem, ai do të paraqitet me Dritën në Europë

07/06/2025 23:26
nga:Lorik J

Transferimi i Vesel Limajt tek Drita ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë.

FC Malisheva pretendon se lojtari ka kontratë me ta edhe për ndeshjet europiane, teksa lojtari veçse iu është afruar Dritës dhe është zyrtarizuar tek klubi gjilanas.

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi në një lidhje direkte për Kanal10 ka theksuar se

“Është normale që bëhet zhurmë për një lojtar si Vesel Limaj. Nuk ka asnjë problem për këtë transferim, lojtari dhe ne e kemi respektu kontratën e tij deri me 30 qershor. Ne kemi kërku mirëkuptim nga Malisheva që ai të bëjë fazën përgatitore me ekipin tonë, por kjo nuk ka ndodhë, por ne e kuptojmë. Asgjë s’ka qenë e pakjartë, sepse gjithçka është konform rregullave”, tha fillimisht ai.

“Padyshim se ai do paraqitet me Dritën në Europë”, përfundoi Zymberi.

/GazetaBlic Sport.