Skuadra e Dritës do të luajë nesër ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Viktoria Plzen në Conference League.
Drita do të përballet me ekipin nga Çekia, Viktoria Plzen, me takimin që zhvillohet me fillim nga ora 19:00.
Drejtori sportiv i kësaj skuadre, Valon Zymberi tha për ‘GazetaBlic Sport‘ tha se kjo nuk është hera e parë që ‘Intelektualët’ përballen me një kundërshtar të këtij niveli dhe se janë të përgatitur maksimalisht.
“Sigurisht që na pret një ndeshje e vështirë, por kjo nuk është hera e parë që takohemi me një kundërshtar të këtij niveli. Jemi përgatitur mjaft mirë dhe duke parë cilësinë e grupit, shpresoj shumë që nesër të marrim një rezultat pozitiv, pastaj në ndeshjen e dytë është krejt ndryshe, kur në tribunë ke si mbështetje ‘Intelektualët'”, tha fillimisht ai.

Tutje, ai tha se motivi është shumë i madh tek skuadra, natyrisht edhe duke e parë edhe nivelin e ndeshjes.
“Motivimi është shumë i lartë tek të gjithë, sepse ndeshjet e mëdha e ngrenë nivelin si individualisht ashtu edhe si ekip. Për të arritur në grupe janë shumë faktorë, ndaj po shohim hap pas hapi dhe hapi i radhës është ndeshja e nesërme me Viktoria Plzen”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


