Sporti

Zymberi i Dritës: Kërkojmë që votimi për draft-statutin të shtyhet për 1 muaj, i propozuari ka shumë shkelje

01/27/2023 11:59
nga:Mergim Rreci

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka kërkuar në Kuvendin e Jashtëzakonshëm që draft-statuti i propozuar të mos votohet.

Ai ka kërkuar që votimi për këtë statut të shtyhet për 1 muaj, sepse sipas tij ka shkelje të mëdha, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ne kërkojmë që ky votim të shtyhet për 1 muaj dhe më pas të organizojmë një Kuvend të tillë. Ju ftojmë që sot ky draft-statut të mos votohet, ka shumë shkelje”, tha Zymeri.