Këshilltari i ish-presidentit Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj ka deklaruar se Kosova është me fat që ka një personalitet si Pacolli.
I ftuar në emisionin Paradoks ku dha detaje ekskluzive rreth njohjes së Kosovës nga Kenia, Zyberaj i ka dhënë merita të mëdha ish-presidentit Pacolli.
Sipas Zyberajt, Kosova është me fat që ka një personalitet si Behgjet Pacolli.
“Unë konsideroj se për Kosovën është fat që e ka një personalitet si Behgjet Pacolli, i cili në rrethana të caktuara arrin ta lartësoj emrin e Kosovës. Po e them pa modesti që është fat i madh për Kosovën që ka një njeri sikurse Pacolli, i cili është i gatshëm të bartë një barrë kur përball ka një super fuqi edhe pse është vetëm në këto procese”, ka thënë Zyberaj.