Sporti

Zyba pas shortit të Kosovës në Ligën e Kombeve: Jam shumë i motivuar, do jap gjithçka për shtetin tim, synojmë vendin e parë

02/08/2024 19:44
nga:Lorik J

Qëndrim Zyba, mesfushori i talentuar i kombëtares së Kosovës thotë se “Dardanët” nuk do të kenë asnjë ndeshje të lehtë në Ligën e Kombeve, por sygjeron se koha e Kosovës po vjen.

Kosova do të përballet me Qipron, Rumaninë dhe fituesin e duelit Lituani/Gjilbratar në Ligën e Kombeve 2024/25.

Zyba potencoi se asnjë duel nuk do jetë i lehtë, por kjo i jep motivim futbollistëve.

“Grup i cili na jep shumë motiv për të ardhmen – asnjë ndeshje nuk është e lehtë, por është koha e Kosovës”, tha fillimisht Zyba për ‘GazetaBlic Sport’.

Më pas futbollisti i sapo transferuar tek Legia Warsawa tha se është gati të japë gjithçka për shtetin tonë, teksa synohet vendi i parë.

“Synojmë vendin e parë në grup. Unë ndihem shumë i motivuar të jap gjithçka për shtetin tim, të arrijmë suksese së bashku”, përfundoi ai.

Kujtojmë se ndeshjet e Nations League do të zhvillohen midis shtatorit dhe nëntorit të këtij viti, ku edhe do mësohet fituesi i grupit të Kosovës.

/GazetaBlic Sport