Skuadra e Ballkanit të shtunën luan ndeshjen tepër të rëndësishme ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ekipi i Ballkanit me barazim apo fitore në Podujevë do shpallet kampion për herë të tretë radhazi, teksa Llapi futet seriozisht në garë në rast të tre pikëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Para këtij dueli shumë të rëndësishëm, ekipin e Ballkanit e ka motivuar edhe mesfushori Qendrim Zyba, i cili me një video mesazh i ka uruar suksese ish ekipit të tij.
“Përshëndetje çuna, e di që keni bë një punë shumë të mirë që nga fillimi deri tani dhe keni tri ndeshje shumë të rëndësishme në vazhdim, por kjo e së shtunës që është shumë domethënëse që të shpalleni kampion për vitin e tretë radhazi, ju dëshirojë fat dhe suksese, forca Ballkani”, tha Zyba.
Ja postimi i FC Ballkanit: