Sporti

Zvicra shkon direkt në Kupën e Botës, Italia në play-off

11/15/2021 22:43
nga:E K

Zvicra ka shënuar fitore të madhe ndaj Bullgarisë.

Zvicëranët fituan me rezultat 4-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Realizatorët e këtij takimi ishin:Okafor, Vargas, Itten dhe Freuler.

Në anën tjetër Italia ka barazuar pa gola ndaj Irlandës Veriore.

Me këto rezultate Zvicra shkon direkt në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, kurse Italia do të shpresojë në kualifikim nga faza e playoffit.

/GazetaBlic Sport/