Hapësira ajrore e Zvicrës është liruar për fluturime. Kjo pasi defekti në sistemin e evidentuar nga ana e Autoritetet të Aviacionit Civil zviceran është rregulluar.
Tani fluturimet e parapara do të rifillojnë ngatë gjitha vendet drejt Zvicrës dhe nga Zvicra drejt vendeve të tjera. Në këtë rast edhe nga Kosova dhe Aeroporti i saj Ndërkombëtar i Prishtinës.
Njoftimin e ka dhënë Aeroporti Ndërkombëtar i Cyrihut në llogarinë e vet në Twitter.
“Operimet fluturimeve kanë nisur sërish me kapacitet 100%, që nga ora 10:00”, deklaron Aeroporti i Cyrihut.
“ Sot priten vonesa”, sqaron Aeroporti.
“Ne vazhdojmë tu rekomandojmë pasagjerëve që të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre me kompaninë e tyre ajrore”, sugjeron Aeroporti i Cyrihut.
Përndryshe, hapësira ajrore zvicerane ka qenë e mbyllur që nga mëngjesi i ditës së sotme.
Qindra fluturime janë anuluar e mijëra udhëtarë kanë mbetur nëpër aeroporte.
Arsyet ishin problemet kompjuterike në kontrollin e trafikut ajror Skyguide.
Sipas kontrollit zviceran të trafikut ajror, të gjitha fluturimet tani janë gati të realizohen.
Skyguide shpreh keqardhje për incidentin dhe pasojat për klientët, partnerët dhe pasagjerët.


