Sporti

Zvicra përsëri në çerekfinale në një kompeticion të madh pas 67 vitesh

06/29/2021 01:10
nga:Lorik J

Fitorja e marrë në penallti ndaj Francës e lejoi Zvicrën të shkruante një pjesë të historisë.

Zvicra do të bëjë debutimin e saj absolut në çerekfinalet e një Evropiani, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke marrë parasysh të gjitha garat ndërkombëtare, dyert e çerekfinaleve hapen përsëri për Zvicrën pas 67 vjetësh.

Në vitin e largët 1954, në Kupën e Botës – Zvicra u eliminua nga Austria (7-5) pasi kishin kaluar fazën e grupeve në vendin e dytë pas Anglisë.

/GazetaBlic Sport