Zvicra ka shkuar në pushim me një avantazh solid.
Zvicra ka realizuar dy supergola për të shkuar në pushim e qetë me dy gola avantazh, shkruan GazetaBlic Sport.
Fillimisht Seferovic realizoi në minutën e 6’të pas një goditje precize nga distanca.
Kurse 20 minuta më pas ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, realizoi një supergol pas një goditje të bukur teknike.
Në anën tjetër Italia ka shkuar në pushim me rezultat minimal 1-0 ndaj Uellsit.
Golin e vetëm në këtë pjesë të parë në këtë takim e shënoi Pessina në minutën e 39’të.
/GazetaBlic Sport/


