Sporti

Zvicra – Kameruni, ky është lojtari më i mirë i ndeshjes

11/24/2022 13:17
nga:Lorik J

Kombëtarja e Zvicrës ka fituar ndeshjen e parë në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Zvicra ka triumfuar në këtë duel me rezultatin minimal 1:0, duke marrë kështu tre pikë tepër të mëdha, përcjell GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë duel e realizoi Embolo, pas asistimit të Xherdan Shaqirit.

Megjithatë, lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Yan Sommer.

Portieri i Zvicrës kishte disa intervenime të mira, me ç’rast edhe u shpall më i miri i takimit.

Ndeshjen e ardhshme, Zvicra luan ndaj Brazilit me 28 nëntor.

/GazetaBlic Sport