Kupa e Botës 2022

Zvicra fiton ndaj Kamerunit, asiston Xherdan Shaqiri

11/24/2022 12:57
nga:Lorik J

Kombëtarja e Zvicrës ka fituar ndeshjen e parë në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Zvicra ka triumfuar në këtë duel me rezultatin minimal 1:0, duke marrë kështu tre pikë tepër të mëdha, përcjell GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë duel e shënoi, Breel Embolo pas 48 minutave lojë.

Për golin e Embolos asistoi futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Zvicra tani merr tre pikë të para në Katar, teksa Kameruni mbetet me 0 pikë.

/GazetaBlic Sport