Sporti

Zvicra e Xhakës e Shaqirit synon një tjetër hap historik ndaj Spanjës, Belgjika dhe Italia premtojnë spektakël në “Allianz Arena”

07/02/2021 08:40
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohen dy ndeshjet e para të çerekfinales së Kampionatit Evropian.

Priten dy ndeshje jashtëzakonisht interesante, atje ku do të kuptohen dy kombëtaret e para që do të arrijnë në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht në ora 18:00, Zvicra e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Admir Mehmedit do të tentojë një tjetër hap historik në Kampionatin Evropian.

Spanja do të jetë kundërshtari i radhës i kësaj kombëtarje, me ndeshjen që pritet të jetë e luftuar deri në sekondat e fundit.

Granit Xhaka nuk do të luajë në këtë takim pasi që ka plotësuar numrin e kartonave, kurse Xherdan Shaqiri do të jetë ai që do ta udhëheqë kombëtaren helvete në fushë.

Një tjetër super ndeshje do të jetë ajo në mes Belgjikës dhe Italisë, ndeshje kjo që luhet në ora 21:00.

“Allianz Arena” do të jetë nikoqire e një finale para finales ashtu siç pritet të jetë kjo ndeshje. Të dy kombëtaret kanë treguar paraqitje fantastike në këtë Kampionat Evropian, por njëra sonte do t’i thotë lamtumirë për këtë vit këtij kompeticioni.

/GazetaBlic Sport/