Kombëtarja e Zvicrës po udhëheq 1-0 ndaj Katarit pas 45 minutave të para të ndeshjes së Grupit B në Kupën e Botës 2026.
Golin e vetëm të takimit deri më tani e realizoi Breel Embolo nga pika e bardhë, duke i dhënë avantazhin skuadrës helvetike.
Zviceranët kontrolluan më shumë lojën dhe arritën të konkretizojnë epërsinë përmes penalltisë së shndërruar në gol nga sulmuesi i tyre, ndërsa Katari do të kërkojë reagimin në 45 minutat e dyta për të shmangur humbjen në ndeshjen hapëse të turneut.
/GazetaBlic Sport/


