Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Zvicrën.
Ky takim luhet me fillim nga ora 20:45, në Basel, shkruan GazetaBlic Sport.
“Dardanët” kërkojnë fitoren e madhe në transfertë, duke luftuar për një kualifikim të mundshëm, pavarësisht se mundësitë janë shumë të vogla.
Aktualisht, Zvicra është në vendin e parë në grupin I me 16 pikë, aq sa ka edhe Rumania në vendin e dytë. Në të tretin është Izraeli me 12, dy më shumë se Kosova.
Bazuar tek kuotat e basteve, Zvicra konsiderohet si super favorite në këtë takim, me fitoren e Zvicrës që kuotohet me 1.29. Fitorja e mundshme e Kosovës kuotohet me 11.00, kurse barazimi me 5.75.

/GazetaBlic Sport/


