Zvicra po stërvitet në Sttutgart, ku një kullë e njohur televizive pranë fushës së tyre është pjesërisht e mbyllur për të mbrojtur ekipin nga “spiunët” e mundshëm italianë.
Korrespondenti i Sky Sport Italia, Francesco Cosati arriti në tarracën panoramike të kullës televizive të Shtutgartit, ku mund të keni një pamje të plotë të bazës stërvitore të Zvicrës, GazetaBlic Sport.
Cosati tha se mbyllja e pjesshme ishte kërkuar në mënyrë specifike për të mbrojtur ekipin zviceran nga spiunët e mundshëm që mund të dëshironin të shikonin stërvitjen e tyre për t’i dhënë Italisë një avantazh.
Italia dhe Zvicra do të takohen në fazën e 1/16-ave të finaleve të Euro 2024 të shtunën më 29 qershor në orën 18:00.
/GazetaBlic Sport.