Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe 115 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në barin “Le Constellation” në një qendër skijimi në Zvicër.
Kështu ka konfirmuar komandanti i policisë Frederic Gisler, në një konferencë për media, raporton BBC.
Në këtë konferencë, Gisler deklaroi se prioriteti gjatë ditëve në vijim është identifikimi i personave që kanë vdekur në mënyrë që trupat e tyre të mund të kthehen shpejt te familjet e tyre.
Gisler ndër të tjera tha se pret që midis viktimave të jenë disa shtetas të huaj.
Ai shtoi se zyrtarët janë në kontakt me familjet e viktimave dhe i mbajnë të përditësuara në kohë reale.
Nga ana tjetër, prokuroria e përgjithshme Beatrice Pilloud, tha se zyrtarët do të hetojnë burimin e zjarrit, por paralajmëron: “Puna do të kërkojë kohë”.
Ajo thekson se janë paraqitur “disa hipoteza” për shkakun e flakëve dhe teoria më e bazuar për momentin është “zjarr i përgjithshëm”.
Prokurorja e përgjithshme thotë se janë intervistuar shumë dëshmitarë dhe shton se telefonat që u gjetën do të analizohen.
“Institutit mjeko-ligjor në Cyrih i është dhënë tashmë një mandat për të kryer një hetim për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, thotë ajo.
Për këtë rast tragjik, ngushëllime ka shprehur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.


