Crvena Zvezda nuk ka dashur ta lejojë portierin Omri Glazer të luajë ndaj Kosovës.
Kombëtarja e Kosovës ballafaqohet me Izraelin, kombëtaren e Glazer në Prishtinë më 12 nëntor, vetëm një ditë pas ndeshjes së Zvezdës kundër Zeleznicar në xhiron e 15-të të kampionatit serb.
Por Glazer ka udhëtuar për në grumbullin e kombëtares së tij, ku do t’i bashkohet përgatitjeve për ndeshjet e radhës përfaqësuese të kombit të tij kundër Kosovës, Zvicrës dhe Rumanisë dhe kështu Zvezda mbeti pa portierin e parë për ndeshjen e ardhshme.
/GazetaBlic Sport