Alexander Zverev dhe Dominic Thiem janë tërhequr të dy nga Wimbledon, gara që do të luhet nga 27 qershori deri më 10 korrik.
Numri 2 i botës Zverev lëndoi ligamentin në kyçin e këmbës së djathtë në Roland Garros gjatë ballafaqimit të tij në gjysmëfinale kundër kampionit, Rafael Nadal. Zverev njoftoi në mediat sociale më 8 qershor se iu nënshtrua një operacioni për lëndimin.
Gjermani nuk ka specifikuar një datë të rikthimit të tij, por nuk do të ketë mundësi të rikuperohetpër kompeticionin që starton pas një jave.
Poashtu ish-numri 3 i botës Dominic Thiem do të mungojë në Grand Slamin e tretë të vitit në Londër. Austriaku vuan nga një dëmtim në kyçin e dorës dhe ka zgjedhur të anashkalojë këtë garë.
/GazetaBlic Sport


