Lajme

Zv/ministri Veshalli reagon pas sulmit ndaj një personi nga komuniteti RAE

11/22/2021 12:18
nga:Q R

Zëvendësministri i Kulturës, Sejnur Veshall, ka reaguar pas sulmimit të një familjë rome në një qendër tregtare në Prizren që dyshohet të ketë ndodhur për mos bartjen e maskës.

Ai tha se për ketë do të japin përgjegjesi sepse sipas tij ka pasur dhunë psikologjike dhe fizike.

“Përgjegjesi do të japin të gjithë për këtë, nga dhuna psikologjike për fëmijën deri tek dhuna fizike për babain e sëmurë, nënën dhe djalin. Banditat racist, do të marrin dënimin e duhur”, thuhet në reagim.

Ai tha se dje ka vizituar familjën e sulmuar dhe se janë të tronditur nga ajo që kanë dëgjuar.

“Sëbashku me deputetin Erxhan Galushi, u tronditëm me një informatë ku ishin sulmuar disa anëtarë të komunitetit rom, në Galeria Shopping Mall, ishim në polici dhe tek familja për takuar me palët.

“Familja e cila u sulmua ishte e shokut tim të fëmirisë dhe është bërë për shkak të maskës, para një fëmije 11 vjecare, babait të sëmurë (i cili e ka kaluar leokeminë) dhe nënës së tij”, ka shkruar Veshalli.

Tutje Veshalli u shpreh i shqetësuar ndaj etiketimeve që janë përdorur ndaj tyre dhe sipas tij askush nuk ka qenë me maskë në atë qendër tregtare.

“Biseda më shumë që më dha përshtypjë negative nga e nëna e shokut, citimi i thënjës nga sigurimi “Ta q* magjupin, ske me mujt me jetu këtu”.

Në qendra tregtare asnjëri nuk ka maskë dhe në atë natë nuk kishte asnjëri, po ushtrimi i dhunës tek komuniteti është më e lehtë”, thuhet në reagimin e Zëvendësministrt të Kulturës.

Lidhur me ketë rast ka reaguar edhe Lëvizja e shoqërisë civile “OPRE ROMA KOSOVA”.

Sot seanca për vrasjen e Ivanoviqit, avokati thotë se do dëshmojnë figura politike