Lajme

Zulfaj publikon një dokument: BE kishte sanksionuar Vuçiqin sepse mbështeti gjenocidin në Kosovë, tash Lajçak pret që ai ta njohë pavarësinë tonë

01/30/2023 09:53
nga:Genita C

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Kurti, ka publikuar një dokument përmes së cilit thotë se në vitin 1999 BE-ja e kishte sanksionuar Aleksandër Vuçiqin për mbështetjen e regjimit të Millosheviqit në kryerjen e spastrimit etnik dhe gjenocidin në Kosovë.

Prandaj, thotë se në këtë vit, 2023, Lajçak pret nga i njëjti person që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Serbia duhet të ndryshojë, duke filluar nga kushtetuta e saj”, shkruan ai.