Lajme

Zubin Potok, shoqërohen në polici pasi hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

01/10/2025 11:44
nga:Sh R

Dy persona janë shoqëruar në stacion të policisë pasi janë kapur në Zubin Potok të enjten.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të dy këta persona ishin në një kamion me targa të Serbisë.

Të njëjtit dyshohet se kanë hyrë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës nëpër rrugë ilegale.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kamioni dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.