Lajme

Zubin Potok, persona të panjohur largojnë një tabele që e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal

02/02/2024 09:16
nga:N K

Në Zubin Potok persona të panjohur kanë larguar një tabele të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela”, thuhet në njoftim.

Rasti është nën hetime.