Sporti

Zubimendi arrin në Londër për të finalizuar transferimin te Arsenali

06/20/2025 11:08
nga:Gazeta Blic

Mesfushori spanjoll, Martin Zubimendi thuhet se ka udhëtuar drejt Anglisë për të kompletuar kalimin te Arsenali nga Real Sociedadi.

Sipas David Ornstein të The Athletic, Zubimendi është në Londër për t’u takuar me zyrtarët e Arsenalit dhe për të finalizuar transferimin e tij në ‘Emirates’.

Arsenali e ka konsideruar nënshkrimin e 26-vjeçarit si një marrëveshje të kryer prej ditësh, pavarësisht thashethemeve që e lidhin atë me Real Madridin.

Ndjekja është udhëhequr nga Mikel Arteta, i cili dëshiron të shtojë një lojtar në departamentin e tij të mesfushës, pas largimit të Jorginhos dhe të ardhmes së pasigurt të Thomas Partey.

Arsenali është i përgatitur të paguajë klauzolën e lirimit prej mbi 60 milionë eurosh në kontratën e Zubimendit me l Sociedadin, teksa i siguron edhe një pagë të mirë.