Lajme

Aksident i rëndë në autostradë, rrokulliset një kamion, vdes shoferi

12/15/2025 14:47
nga:Genita C

Ka vdekur shoferi i kamionit që u rrokullis pak më parë në Mazgit, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Baki Kelani.

Kelani tha  se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ai bëri apel që të respektohen rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes gjatë pjesëmarrjes në trafik

“Sot, rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit-Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident është përfshirë një mjet i rëndë-kamion, i cili është rrokullisur. Si pasojë e këtij vetaksidenti drejtuesi i kamionit ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe ekipi mjekësor dhe njësia e zjarrëfikësve. Policia e Kosovës, vazhdon të apelojë për respektim të rregullave të trafikut dhe për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik”, tha Kelani.