Ditëve në vijim mund të qartësohet çështja e faturimit dhe inkasimit të rrymës për katër komunat veriore.
Kjo pasi Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike po pret nga Gjykata Kushtetuese që të nis shqyrtimin e kërkesës së saj për faturimin e rrymës në vendbanimet me shumicë serbe.
Nga ZRrE i kanë thënë T7 se po presin sqarimet se si të veprojnë për formën e kompensimit.


