Lajme

ZRrE nesër shqyrton aplikimin e ‘Drustvo Elektrosever’ për furnizimin me energji në veri

06/22/2022 15:14
nga:G B

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, pasnesër do të shqyrtojë aplikacionin e kompanisë serbe, “Drustvo Elektrosever”, për dhënie të licencës për furnizim me energji elektrike në pjesën veriore të Kosovës.

Operimi i kompanisë “Elektroserver” është pjesë e udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë, përmes së cilës, banorët në veri do të paguajnë faturat e energjisë, njëjtë si në të gjithë territorin e Kosovës.