Lajme

ZRrE mblidhet nesër për të vendosur lidhur me shtrenjtimin e rrymës

04/10/2025 17:57
nga:G B

Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të mblidhet nesër për të vendosur lidhur me tarifat e energjisë elektrike për vitin 2025.

Sipas njoftimit të ZRrE-së, mbledhja do të mbahet në orën 10:00. Në rend dite janë shtatë pika.Vendimi pritet të hyjë në fuqi nga 1 maji.

Rryma në Kosovë mund të shtrenjtohet për 15 për qind.