Lajme

ZPS heq dorë nga marrja në pyetje e Tarës

02/24/2025 14:06
nga:Genita C

Prokurorja Vega Iodice ka hequr dorë nga insistimi për të marrë dëshminë e Ismet Tarës pasi ai tërë kohën është duke refuzuar të përgjigjet me arsyetimin se këtë gjë do ta bëjë pasi t’i shfaqet një dokument të cilin ka që nga mëngjesi i seancës që po e kërkon.

“Nuk besoj që dëshmitari do iu përgjigjet pyetjeve të mia”, tha ajo duke njoftuar se ka mbaruar procesin e saj të marrjes në pyetje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Vega Iodice shtoi se kërkon pranimin e deklaratave të mëparshme të dëshmitarit por që këtë kërkesë do ta parashtrojë me shkrim.

“Kërkoj pranimin e deklaratave të mëparshme të dëshmitarit në përputhje me rregullën 143 të Rregullores, paragrafi 2(c) në qoftë se dëshmitari vazhdon të mos përgjigjet. Kjo mund të bëhet me shkrim në fakt sepse do të përzgjedhim pjesët përkatëse dhe kështu do ta bëjë kërkesën me shkrim”, tha ai.