Zgjedhjet Lokale

Zotimi i Smajl Latifit: Fond për t’u dalë në ndihmë pacientëve me sëmundje të rënda

10/15/2021 13:34
nga:Gazeta Blic

Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi ka premtuar mbështetje për të sëmurët me sëmundje të rënda.

Ai ka premtuar krijimin e një fondi komunal, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve, të atyre që kanë sëmundje të rënda.

“Komuna e Rahovecit do të ndajë një fond për t’u dalë në ndihmë pacientëve me sëmundje të rënda, përmes mbulimit të pjesshëm të shpenzimeve”, ka shkruar ai.

Programi i PLOTË.