Lajme

Zotimi i Kurtit për lejimin e bashkëjetesës së personave të gjinisë së njëjtë, “Ndryshimi pritet gjat majit”

04/26/2024 18:12
nga:Mergim Rreci

Gazetari i Frankfurter Allegmeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka shkruar për deklarimin e kryeministrit Albin Kurti të bërë në Gjermani rreth Kodit Civil dhe lejimit të bashkëjetesës në mes të gjinive të njëjta.

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar hapa për të siguruar shumicën në Kuvend për të kaluar Kodin Civil, duke qenë se një numër deputetësh në partinë e tij janë kundër.

Gazetari Martens ka thënë se nëse Kurti do realizojë ato që ka thënë në Gjermani, i bie që Kodi Civil të miratohet gjatë muajit maj.

“Prapëseprapë, formalisht një shumicë e madhe e qytetarëve në Kosovë përkufizohen si myslimanë, dhe deri më tani (korrigjimet janë të mirëseardhura) asnjë vend me shumicë myslimane nuk u ka ofruar ndonjëherë qytetarëve të tij të drejtën e bashkimeve civile të të njëjtës gjini. Nëse Kurti i ndjek edhe njoftimet e tij, kjo do të ndryshojë muajin e ardhshëm”, ka shkruar Martens.