Sporti

“Zoti ka plane më të mëdha për ty”, mesazhi i Lovrenit për Mo Salah

03/30/2022 12:41
nga:L J

Senegali eliminoi Egjiptin në ndeshjen e kthimit të play-off-it afrikan për Kupën e Botës pas penalltive dhe siguroi një udhëtim në Katar.

Skenari i muajit të kaluar u përsërit, kur senegalezët festuan edhe në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës pas penalltive, përcjell GazetaBlic Sport.

Një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe lojtari i Liverpoolit, Mo Salah, nuk do të luajë në Kupën e Botës. Për ta ngushëlluar e ka telefonuar ish-bashkëlojtari i tij nga klubi anglez, Dejan Lovren.

“Mo, kokën lart. Ji krenar për ekipin tënd. Ke bërë më të mirën. Zoti ka plane më të mëdha për ty. Qëndro i fortë, vëlla,” shkroi Lovren në Twitter.

/GazetaBlic Sport