Lajme

‘Zoti e ka shkruar që të shpëtojmë!’/ Rrëfime nga Dubrava 25 vjet pas Masakrës

05/22/2024 22:31
nga:G B

Janë bërë 25 vjet nga masakra e burgut të Dubravës. Në këtë masakër forcat paramilitare serbe kanë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe kanë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Për të rikujtuar këtë masakër në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ kanë folur disa nga të mbijetuarit e kësaj masakre.

Enver Dugolli, i mbijetuar i kësaj masakre në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka rrëfyer tmerrin që kishte ndodhur për disa ditë në burgun e Dubravës.

Ai ka thënë se vetëm Zoti e ka shkruar që ata të shpetojnë se gjasat për të shpëtur sipas tij ishin minimale, raporton gazeta10.

“Sepse mësymja që është bërë ndaj nesh, goditjet që janë bërë ndaj nesh nuk ka pas selektim, është gjuajtur në masë për të na vrarë dhe të gjithë ata që kemi shpëtur është vetëm falë fatit tonë që nuk e kemi pas të shkruar që të vdesim”, ka thënë Dugolli.