Sporti

‘Zotëriu i shkarkimeve’, Sampdoria e largon trajnerin Pirlo

08/29/2024 16:26
nga:Mergim Rreci

Sampdoria ka konfirmuar se Andrea Pirlo është shkarkuar nga detyra e tij si trajner pas 14 muajsh në krye të skaudrës nga Serie B.

Ish-reprezentuesi legjendar i Italisë largohet nga klubi pas një fillimi të vështirë në sezonin 2024-25, pasi ka marrë vetëm një pikë nga tre ndeshjet hapëse, gjë që e ka lënë Sampdorian në pozitën e parafundit, transmeton GazetaBlic Sport.

Sampdoria gjithashtu nuk arriti të promovohej sezonin e kaluar, duke e përfunduar sezonin në vendin e shtatë me 55 pikë, 18 më pak se Como.

Sampdoria ka konfirmuar se stafi i trajnerëve të Pirlos janë larguar të gjithë nga klubi gjithashtu, përkatësisht Roberto Baronio, Mauro Bertoni, Nicola Pavarini dhe Raffaele Clemente.

/GazetaBlic Sport/