Sporti

Zonja e Parë e Francës i thotë ‘lamtumirë’ Mbappe: “Faleminderit, Kylian”

04/04/2024 16:58
nga:Lorik J

Përballë skenarit të mundshëm të një lamtumire me Paris Saint-Germain dhe Ligën Franceze, Kylian Mbappe ka të drejtë madje të marrë mesazhe mirënjohjeje nga figura të larta shtetërore.

Brigitte Macron, Zonja e Parë e Francës, i tha lamtumirë Mbappe me një falenderim të veçantë gjatë ditës së sotme, përcjell GazetaBlic Sport.

“Për gjithçka që na dha, për gjithçka që mund të na japë akoma, faleminderit shumë. Mbappe është një kampion i madh dhe ne jemi shumë krenarë që e kemi me vete.”

Lidhur me pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, gjithnjë e më e pasigurt për shkak të Euros, Brigitte Macron u kufizua të falënderonte Mbappe-n: «Faleminderit të gjithëve. Faleminderit Kylian”.

/GazetaBlic Sport/