Lajme

Zogjani: Vërshimet të rënda dhe të dhimbshme, në raste të tilla politika duhet të lihet anash

01/11/2026 18:04
nga:G B

Aktori Jeton Zogiani ka reaguar për situatën më vërshime në vend, teksa ka thënë se ato kanë qenë të rënda dhe të dhimbshme për familjet që u prekën, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se institucionet komunale kanë treguar sensibilizim dhe prezencë në terren.

“Megjithate, mbi gjithçka, besoj se ne raste te tilla politika duhet te lihet anash. Ne dite te veshtira duhet te jemi bashke, t’ia mbajme doren njeri-tjetrit dhe te tregojme solidaritet njerezor. Per politike ka kohe ne dite me diell”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Vershimet e diteve te fundit kane qene te renda dhe te dhimbshme per familjet qe u preken. Me shqetesim i kam percjelle zhvillimet, veçanerisht ato ne qytetin ku jetoj ne Fushe Kosove.

Pertej bindjeve politike, me vemendje kam percjelle edhe angazhimin e institucioneve komunale, te cilat ne keto rrethana kane treguar sensibilizim dhe prezence ne teren.

Megjithate, mbi gjithçka, besoj se ne raste te tilla politika duhet te lihet anash. Ne dite te veshtira duhet te jemi bashke, t’ia mbajme doren njeri-tjetrit dhe te tregojme solidaritet njerezor. Per politike ka kohe ne dite me diell.