Lajme

Zogiani: Vendimi për targat s’do të shkojë si vaji në tepsi

10/29/2022 00:22
nga:Astrit Gashi

Aktivisti politik Avni Zogiani ka thënë se vendimi i ri i qeverisë për shkallëzimin e procesit të zëvendësimit të targave të veturave nga ato ilegale në RKS nuk do të jetë edhe i lehtë.

Ai ka shtuar se reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me vendimin e ri të qeverisë për targat ka qenë i pritshëm.

“Është dëgjuar Amerika sepse edhe në deklaratën e Qeverisë së Kosovës u tha se si rezultat i kërkesave të vazhdueshme të miqve tanë ndërkombëtarë ne e kemi bërë një farë shkallëzimi”.

“Unë nuk e besoj që ne do ta ecim në krejt këtë proces në mënyrë të lehtë, është e pamundshme të shkojë gjithçka si në vaj”.

“Do të ketë deklarime të tilla. Ajo që më çudit është mënyra si pranohen këto reagime, sidomos tek ata që krijojnë opinion publik”.

“Të tilla reagime vijnë dhe do të vijnë sepse edhe ndërmjetësuesit kanë një përgjegjësi në këtë proces”, ka thënë Zogiani në Klan Kosova.