Lajme

Zogaj ‘thumbon’ Kurtin: Kur je kryeministër, askujt nuk duhet me i interesu nëse din me i lidhë dy rreshta apo jo

08/23/2021 21:16
nga:Q R

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka kritikuar reagimin e Kryeministrit Kurti në lidhje me rastin tragjik të vajzes nga Ferizaj, shkruan GazetaBlic.

Zogaj në ‘Facebook’, ka shkruar se Kurti në reagimin e sotëm në lidhje me rastin tragjik të një vazje në Ferizaj, kishte bërë një postim sikur të ishte ndonjë person periferik në Kosovë, e jo si dikush që ka përgjegjësi direkte në zingjirin komandues te institucioneve.

Sipas tij, kur je kryeministër, askujt nuk duhet me i interesu nëse din me i lidhë dy rreshta apo jo.

Postimi i plotë:

Kur je kryeminister, askujt nuk duhet me i interesu nese din me i lidhe dy rreshta apo jo, por sa je ne nivel te pergjegjesive qe i ke marre. KM Kurti ne reagimin e sotem ne lidhje me rastin tragjik te nje vazje ne Ferizaj, kishte bere nje postim sikur te ishte ndonje person periferik ne Kosove, e jo si dikush qe ka pergjegjesi direkte ne zingjirin komandues te institucioneve. Kurti edhe le te mendon qe mundet me qene vetem “kryeminister moral” i Kosoves, por kjo s’e perjashton ate nga pergjegjesia e drejtperdrejte qe ka ne qeverisje.

Zyrtarja e OBSH-së: Një i vdekur nga koronavirusi në Kosovë ishte vaksinuar me dy doza