Lajme

Zogaj: Rrahja në Kuvend, tërheqje e vëmendjes nga skandali ku Kusari flet me Radojçiqin dhe deklarata e Gërvallës

07/14/2023 09:17
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Petrit Zogaj ka vazhduar me kritika ndaj Qeverisë Kurti.

Ai duke e komentuar rrahjen në Kuvend, ka shkruar se kjo është tërheqje e vëmendjes nga komunikimi i Kusari- Lilës me Radojqiqin dhe deklarata e Donika Gërvallës, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Skandalet e verteta jane komunikimi i shefes se grupit parlamentar te LV-se me Radojiciqin, person ne kerkim per vrasje dhe deklaratat e ministres se jashtme per BE si ”tiger prej letre.”

Cdo tentim me e largu venendjen nga keto dy ceshtje, eshte vetem interes i partise ne pushtet dhe i KM Kurtit.

Mirepo, ai, Lushtaku kete s‘e kupton, e nuk e kupton as nese dikush ia thote kete gje.