Lajme

Zogaj reagon ndaj deklaratës së ministres Hajdari për reciprocitetin me Serbinë: Po mashtroni qytetarët

04/21/2021 20:38
nga:Gazeta Blic

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka reaguar ndaj deklaratës që bëri sot ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari e cila u shpreh se e autoritetet kosovare fillimisht do të përdorin mekanizmat e CEFTA-s në këtë drejtim, përfshirë edhe një qasje të unifikuar në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Zogaj në një status në Facebook tha se reciprociteti ndaj Serbisë ka qenë një premti i bërë në fushtë duke e quajtur këtë një mashtrim, përcjell Gazeta Blic.

Ministre, keni mashtru qyetetare në fushatë me këtë premtim. Jo qe s’e kemi prite, por vetem të dihet që po mashtroni“, u shpreh Zogaj

Më poshtë postimi i plotë:

Kronika e paralajmeruar e reciprocitetit.

Reciprocitet te njejte ndaj Shqiperise dhe Serbise?
Qe cfare ka thene ministrja Rozeta Hajdari sot:

“Jemi në analizën e të gjitha raporteve që kemi me shtetet fqinje të bilancit tregtar. Ne kemi shumë barriera, jo vetëm me Serbinë, por edhe me shtetet tjera fqinje. Ne së pari do t’i përdorim mekanizmat e CEFTA-së. Sot nuk jam këtu për të thënë se do të aplikojmë këtë apo këtë. Jemi për të pasur qasje të unifikuar në bashkëpunim me ndërkombëtarët”.

Pra, nga nje reciprocitet ndaj Serbise qe eshte premtuar ne fushate, ministrja po thote qe duhet te ndermarrim kete politike edhe ndaj te gjitha shteteve qe kemi bilance negativ tregtar.

Ministre, keni mashtru qyetetare ne fushate me kete premtim. Jo qe s’e kemi prite, por vetem te dihet qe po mashtroni.

LEXO EDHE:

Basha: Refuzojmë dhunën, por mbrojmë demokracinë me çdo çmim