Lajme

Zogaj: Për me kuptu egon politike të Albin Kurtit shih kandidatët si Bahitiri, Bulliqi dhe Ramdani

08/18/2021 22:04
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, përmes një shkrimi në facebook thotë se për të kuptuar egon politike të Albin Kurtit duhet të shohësh kandidatët e tij për kryetarë komunash,si Agim Bahtiri, Shpejtim Bulliq dhe Valon Ramdani.

“I pari person qe ka probleme elementare me shkrim e lexim, i dyti nje uzurpues pronash publike e hajna fasadash dhe i treti nje ekstremist fetar dhe oligark lokal. Befasia pra nuk eshte ambicia e ketyre tipave per me marre pushtet, por gatishmeria e Kurtit me be tifo per ta” shkruan Zogaj në facebook raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Per me e kuptu egon politike te Albin Kurtit, duhet me i pa kandidatet e tij per kryetare komumash me Agim Bahtirin, ne Mitrovice, ne Podujeve me Shpejtim Bulliqini dhe ne Ferizaj me Valon Ramadanin. I pari person qe ka probleme elementare me shkrim e lexim, i dyti nje uzurpues pronash publike e hajna fasadash dhe i treti nje ekstremist fetar dhe oligark lokal. Befasia pra nuk eshte ambicia e ketyre tipave per me marre pushtet, por gatishmeria e Kurtit me be tifo per ta.