Lajme

Zogaj për marrëveshjen e arritur në Bruksel: Ky eshte reciprocitet, ama me bandat!

09/30/2021 15:42
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në lidhje me targat.

Zogaj thekson se Kosova sot përmes firmës së vet në këtë marrëveshje ka pranuar që bandat kriminale ne veri, qe kishin bllokuar rruget e Kosoves, jane te barasvlefshem ne marreveshje me Njesine Speciale te Kosoves.

“Ky eshte reciprocitet, ama me bandat” shkruan Zogaj raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Kosova, permes firmes se vet ne marreveshjen e sotem ka pranuar qe bandat kriminale ne veri, (te cilat i pati denoncu edhe KM Kurti) e qe kishin bllokuar rruget e Kosoves, jane te barasvlefshem ne marreveshje me Njesine Speciale te Kosoves, e cila po mbronte institucionet e vendit ne ate pjese. Ky eshte reciprocitet, ama me bandat.