Lajme

Zogaj për arrestimin e aktivistëve të PSD: Pushtet zhvates dhe i dhunshëm

07/16/2021 15:07
nga:N M

Anëtari i shoqërisë civile Petrit Zogaj ka reaguar pas arrestimeve që ka bërë policia e Kosovës ndaj aktivistëve të PSD-së, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se pushteti që zhvat duhet të jetë i gatshëm që përmes dhunës të mbrojë zhvatjen.

Reagimi i plotë:

Nuk mund te jete vetem pushtet zhvates, duhet patjeter te jete edhe i dhunshem. Zhvatja dhe dhuna jane e njejta gje, vetem shfaqja duke e ndryshme. Pushteti qe zhvate duhet me qene i gatshem qe permes dhunes me mbrojte zhvatjen. Logjika e pushtetit zhvates nuk e lejon qe kundershtimi ndaj saj te shkon pa u verejte, pa dhune e pa arrestime. Ky qytetari ne foto eshte edhe i vjedhur edhe i dhunuar. Nga pushteti i vjeter, dmth ky qe eshte tani.

Natyra Kuçi: Policia nën urdhat e Kurtit, liri për aktivistët