Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Petrit Zogaj, tha se karta e fundit që i ka mbetur liderit suprem, duke iu referuar Kurtit, është tentimi për perjashtimin e Listes Serbe nga zgjedhjet lokale ne vjeshtë.
Zogaj tha se për këtë arsye ka ardhur paralajmërimi i ashpër i Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë.
“Karta e fundit qe i ka mbetur liderit suprem eshte tentimi per perjashtimin e Listes Serbe nga zgjedhjet lokale ne vjeshte. Per kete arsye po e shohim paralajmerimin e ashper te Ambasades se ShBA-s ne Prishtine. I izoluar si kurre me pare-brenda e jashte Kosoves, Kurti do te tentoje qe te beje manovra tjera “nacionaliste” per te mirembajtur nje strukture te militanteve e qe do t’i sherbenin per zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare” shkruan Zogaj raporton “Gazeta Blic”.
Ai tha se nëse do të ketë pengim të Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme, Kosova do të futet nën sanksione të ShBA-ve e Kurti do të jete i pari zyrtar në atë liste, ngjashëm sikur me Dodik në Bosnje.
“Ky do te ishte sherbimi me i madh qe Qeveria e Kosoves do t’i bente Serbise dhe agjendes se saj kunder Kosoves” përfundon shkrimin Zogaj.
Reagimi i plotë:
Karta e fundit qe i ka mbetur liderit suprem eshte tentimi per perjashtimin e Listes Serbe nga zgjedhjet lokale ne vjeshte.
Per kete arsye po e shohim paralajmerimin e ashper te Ambasades se ShBA-s ne Prishtine.
I izoluar si kurre me pare-brenda e jashte Kosoves, Kurti do te tentoje qe te beje manovra tjera “nacionaliste” per te mirembajtur nje strukture te militanteve e qe do t’i sherbenin per zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare.
Nese do te kete nje tentim te tille, pra pengimin e Listes Serbe per zgjedhjet e ardhshme, pa asnje dyshim, Kosova do te futet nen sanksione te ShBA-s, e Kurti do te jete i pari zyrtar ne ate liste, ngjashem sikur me Dodik ne Bosnje.
Ky do te ishte sherbimi me i madh qe Qeveria e Kosoves do t’i bente Serbise dhe agjendes se saj kunder Kosoves.


